LAJMI I FUNDIT:

Vlerësohet veshja e presidentit: Ai vishet bukur

Vlerësohet veshja e presidentit: Ai vishet bukur

Dizajnerja e njohur shqiptare, Enkelejda Shatri, ka veçuar presidentin Hashim Thaçi si një prej fytyrave publike që vishet bukur.

Në një intervistë për Kosovapress, ajo e ka veçuar edhe Dafina Zeqirin në mesin e estradës shqiptare.


“Në preferencat e mia futen shumë fytyra publike, mundem të dalloj disa si nga estrada, ndoshta edhe pjesa e politikës. Unë e kam thënë gjithmonë nga ana e politikës, presidenti është veshur gjithmonë mirë dhe vazhdon të vishet mirë”, ka thënë ajo.

Tashmë dihet se presidenti Thaçi rrobat i ka të personalizuara me iniciale të thurura.

Shatri ka folur edhe për stilin dhe modën te të rinjtë kosovarë duke thënë se ata janë shumë në trend me modën dhe dinë t’i kombinojnë rrobat e tyre.