LAJMI I FUNDIT:

Vlora Çitaku në Washington Life: Rruga ime, nga refugjate në ambasadore

Vlora Çitaku në Washington Life: Rruga ime, nga refugjate në ambasadore

Ambasadorja e Kosovës në Washington është bërë pjesë e faqes së parë të revistës elitare Washington Life. Por më shumë se kjo, është artikulli nga brenda që shpjegon jetën dhe të dhënat e tjera se kush është e nga vjen Çitaku.

Më saktë, është opinioni i saj me titull “Rruga e Vlora Çitakut nga refugjate në ambasadore”.

Aty diplomatja kosovare rrëfen për përvojën e saj se si të qenit refugjate para 17 vjetëve, ka ndikuar në pikëpamjen e saj për krizën e sotme me refugjatë.

Pasi shkruan se si forcat serbe i kanë depërtuar familjen e saj dhe shumë shqiptarë të Kosovës sipas një plani të tyre për spastrim etnik dhe se si nëna e saj e ka porositur të kujdesët për motrën e saj, ajo tregon se nuk e dinin as ku po shkonin e aq më tepër që në atë tollovi ishte ndarë edhe nga prindërit, transmeton lajmi.net.

vlora1

Çitaku më tej rikujton se krejt çfarë kishte marr me vete ishte shpresa për t’u kthyer në shtëpinë e saj aty ku kishte lënë përveç të tjerave, edhe fotografitë dhe lodrat e saj.

“Ne kosovarët jemi provë e gjallë se kur ka solidaritet ndërmjet kombeve të lira të botës, atëherë jeta e mund vdekjen dhe e mira ngadhënjen mbi të keqën”.

Më tej Çitaku në këtë opinion të saj në revistën elitare në Washington D.C, rrëfen me respekt të madh për mikpritjen që shqiptarët e Maqedonisë u kanë bërë atyre të Kosovës, e të cilët me krahët hapur i pritën në shtëpitë e tyre, transmeton lajmi.net.

Ajo rikujton Mexhidin i cili sikurse mijëra të tjerë nga Maqedonia, strehuan refugjatët nga Kosova dhe i hapën dyert e zemrës dhe shtëpive për ta.

“U afrua një burrë dhe më tha. Unë jam Mexhidi. Kam tre fëmijë. Nuk do t’iu lë juve rrugëve. Shtëpia ime është edhe e juaja e që në fakt u bë e tillë për tre muajt e ardhshëm”.

Pasi potencon faktin se pas tre muajsh me SHBA-në si prijëse të bombardimeve mbi forcat serbe dhe çlirimit, ajo u kthye në shtëpinë e saj për t’u bashkuar me familjen.

Por sipas ambasadores Çitaku, nëse kosovarët ishin me fat sepse bota reagoi shpejtë, është zemër thyese të shikohet e çfarë po ndodhë me refugjatët e tjerë në botë.

Ajo e quan të tmerrshme atë që po ndodhë sot me refugjatët në botë aq më tepër kur konsideron se ata sikur po përdorën për çështje politike.

Diplomatja kosovare rikujton se refugjatët janë çështje humanitare dhe duke u bazuar në përvojën e saj jetësore është e bindur se asnjëri nga ta nuk dëshiron ta lëshojë shtëpinë.

“Ne të gjithë duhet të kemi zemrën e hapur. Derisa politika duhet të punojë e të gjejë zgjidhjen, në të tjerët nevojitet të jemi njerëzorë”, shkruan ndër të tjera Çitaku, duke e përmbyllur opinion e saj me disa thirrje dhe pyetje për shpëtimin dhe ndihmën që duhet dhënë refugjatëve.

“Ne nuk duhet ta lëmë humanizimin të vdesë, sepse nëse ikën, atëherë në çfarë do të shndërrohemi ne? Çfarë vlerash do t’u trashëgojmë fëmijëve tanë? Çfarë do t’i mësojmë ata me sjelljen tonë?”.

Opinioni në origjinal i ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut: First Person: Vlora Çitaku’s Journey from Refugee to Ambassador

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori