LAJMI I FUNDIT:

Votimi i Demarkacionit, këta deputetë të LDK-së do t’i thonë ‘JO’ ratifikimit

Votimi i Demarkacionit, këta deputetë të LDK-së do t’i thonë ‘JO’ ratifikimit

Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi vazhdon të jetë temë diskutimi në sferën politike. Qeveria në njërën anë e opozita në anën tjetër janë duke propaganduar me deklaratat e tyre.

E duke e ditur se një marrëveshje ndërkombëtare mund të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës me vetëm dy të tretat e votave, koalicioni PDK-LDK vazhdon të deklarohet se i posedojnë ato, ndërsa opozita beson se do të këtë deputetë të pozitës që do t’i tradhtojnë partitë e tyre dhe rrjedhimit ta ndalojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje.


Ndërkaq numri i deputetëve që po e kundërshtojnë Marrëveshjen për Demarkacion me Malin e Zi tashmë është rritur, madje edhe në radhët e partive në koalicionin qeverisës.

Telegrafi ka kontaktuar me disa nga deputetët e LDK-së për të parë se cili do të jetë vendimi i tyre në momentin kur kjo marrëveshje të sillet në Kuvend për tu votuar.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni në një prononcim për Telegrafin ka thënë se për këtë çështje do të deklarohet në seancë, dhe se aty do të bëhet e ditur vota e tij.

Ngjashëm ka deklaruar edhe deputeti tjetër i kësaj partie, Arben Gashi. “Vota ime merret vesh në Kuvend”, ka thënë shkurt Gashi.

Për dallim nga Gashi dhe Quni, deputeti Adem Salihaj tashmë ka vendosur që të votojë kundër ratifikimit të kësaj marrëveshje që sipas tij është e gabuar.

“Duke u nisur nga argumentet që kanë sjellë edhe në tryezën e 3 gushtit, është parë se tashmë qeveria ka gabuar me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, dhe unë nuk mund ta votojë një marrëveshje të tillë”, ka thënë Salihaj për Telegrafin.

E deputeti i LDK-së, i cili ka qenë edhe më i zëshmi sa i përket kësaj marrëveshje duke thënë se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë me këtë marrëveshje, Shpejtim Bulliqi ka ritheksuar se vota e tij do të jetë kundër.

“Mua nuk më blen askush, nuk ka dilemë sa i përket votës time në këto kushte në të cilat është arritur marrëveshja”, theksoi Bulliqi.

Ndërkaq edhe deputetja Vjosa Osmani në prononcimet e saja të mëhershme ka lënë të kuptohet se nuk do të votojë pro ratifikimit të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Osmani ka thënë për Telegrafin se tashmë është deklaruar për këtë çështje dhe se dihet qartë qëndrimi i saj.

Kurse deputetja tjetër e LDK-së, Melihate Tërmkolli nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje duke thënë se ende ka kohë.

Adem Salihaj, Vjosa Osmani, Shpejtim Bulliqi janë tashmë të vendosur që të votojnë kundër ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Sot, kryesia e Kuvendit të Kosovës  vendosi që seanca për Demarkacionin të mbahet me 1 shtator./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori