LAJMI I FUNDIT:

Votimi i ligjeve që dolën nga marrëveshja nuk sjellin zgjidhje krize (Video)

Votimi i ligjeve që dolën nga marrëveshja nuk sjellin zgjidhje krize (Video)

Me votimin e ligjeve, mori fund edhe agonia negociuese dhe kjo është edhe gjëja më e mirë që doli nga bisedimet e Përzhinës, deklaroi kryetarja e partisë për Ripërtëritjen Demokratike të Maqedonisë, Liljana Popovska në emisionin e mbrëmshëm debativ “Click Plus” në TV21, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk është marrëveshje ideale, kemi shumë vërejtje, por më mirë të kemi çfarëdo marrëveshjeje, sesa asnjë. Mendoj se me pastrimin e pjesshëm të Listës zgjedhore janë krijuar kushte minimale për zgjedhje të rregullta, edhe pse në një segment të saj mund të ketë keqpërdorim të votuesve”, u shpreh Liljana Popovska, nga RDM.


Ligjet që dalin nga marrëveshja e Përzhinës, vetëm në dukje do ta nxjerrin Maqedoninë nga kriza sepse realiteti është që ligjet u votuan nga katër partitë nënshkruese të marrëveshjes, të cilët edhe e shkaktuan krizën, konsideron Skender Rexhepi nga Lëvizja BESA. Për të, është i dyshimtë fakti që 90% e votuesve të kontestueshëm në Listën zgjedhore janë shqiptarë, të cilët siç pohon ai, janë mbështetës të BESËS.

“Realisht e kuptoj arsyen përse partitë shqiptare, sidomos BDI u pajtuan me këtë turp për shqiptarët, duke theksuar se në këtë shtet vetëm shqiptarët qenkan të konstestueshëm ose votues fiktivë, gjë që absolutisht nuk është e vërtetë. Ne konsiderojmë se ky është defokusim i publikut. Problemi real është ai që opozita e ka shtruar qysh para një viti, se në të vërtetë ka mbi 200.000 votues fiktivë”, tha Skender Rexhepi, nga BESA.

Me votimin e ligjeve, as kriza do të marrë fund dhe as jemi afër zgjidhjes së saj. Kriza do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve. Kështu konsideron kryetari i Partisë Liberale Ivon Veliçkovski.

“Të gjithë që kanë votuar për ligjet, mund të përpiqen ta qetësojnë ndërgjegjen e tyre, por më kot, sepse me të ashtuquajturin legalizim të përfshirjes së partive në punën e KSHZ-së dhe të mediave, është bërë ndërhyrje e rëndë në punën e institucioneve”, u shpreh Ivon Veliçkovski.

Përveç Popovskës e cila tha se RDM do të marrë pjesë në zgjedhje, nëse ato mbahen në muajin dhjetor të këtij viti, Rexhepi dhe Veliçkovski me qëndrim të përbashkët se është herët të flitet për zgjedhje, ndërsa akoma më herët për pjesëmarrjen e BESËS dhe të Partisë Liberale në to./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori