LAJMI I FUNDIT:

Votohen ndryshimet e ligjeve sipas ”Përzhino 2”

Votohen ndryshimet e ligjeve sipas ”Përzhino 2”

Më në fund janë votuar ndryshimet e ligjeve të dala nga marrëveshja në mes katër partive politike parlamentare në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për Mandatin e Qeverisë së Maqedonisë, ndryshimet në MPB, reformat në media, ligji për ndjekje penale dhe ligji për zgjedhjet.


Këto ndryshime dhe votimi i tyre do t’i hap rrugë partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve që sipas të gjitha gjasave do të jetë 11 dhjetori.

Përgjegjës për votimin e kësaj pakete sot janë Bekim Fazliu nga PDSH, Artan Grubi nga BDI, Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM dhe Goran Sugareski nga LSDM.

Më herët deputetët patën debate të ashpra për pikën e rendit të ditës- pyetje deputetësh./Telegrafi/

Ndalet seanca ku duhej të votohen ndryshimet ligjore sipas ”Përzhino 2”
Lexo po ashtu Ndalet seanca ku duhej të votohen ndryshimet ligjore sipas ”Përzhino 2”
Ligjet nga ”Përzhino 2” do të votohen me procedurë të shpejtë
Lexo po ashtu Ligjet nga ”Përzhino 2” do të votohen me procedurë të shpejtë