LAJMI I FUNDIT:

Vozitja e parë testuese e Alfa Romeo Gulia (Video)

Vozitja e parë testuese e Alfa Romeo Gulia (Video)

Modeli Gulia Quadrifogloi i inspiruar nga Ferrari, është vënë në provë për herë të parë.

Makina 2.9 litra, V6 turbo-dyshe që tërheq me 503-kuaj fuqi, ka lënë përshtypje të kënaqshme në testet e parë që janë bërë në asfalt, transmeton Telegrafi.


Kjo veturë që do të del së shpejti në shitje, pritet të jetë në një nivel me BMW M3, apo edhe të jetë në një nivel më të lartë.

“Është e mahnitshme dhe paraqitja e saj nuk mund të krahasohet me asnjë veturë tjetër”, raporton Auto Magazine.

Sipas parashikimeve të ekspertëve, Gulia do të jetë shumë më i kërkuar se modeli M3. /Telegrafi/