LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e “Shqiponjës”, arrest shtëpiak për Limanin

Vrasja e “Shqiponjës”, arrest shtëpiak për Limanin

Në përvjetorin e vrasjes së Xhemail Rexhepit të njohur me nofkën komandant “Shqiponja”, Gjykata themelore e Kumanovës, ka marrë vendim që të akuzuarit për veprën Bajram Limanit t’ia zëvendësojë masën e paraburgimit, me arrest shtëpiak, njofton Alsat-M.

Limani është liruar nga paraburgimi mbrëmjen e së premtes është dërguar në shtëpinë e tij në fshatin Llojan, ku duhet të vuaj masën e arrestit shtëpiak.


“ Vendim për ndryshimin e masës nga paraburgim në arrest shtëpiak vjen si rrjedhojë e mendimit pozitiv të dhënë nga Prokuroria e Kumanovës dhe I njejti është marrë në pajtim me tre anëtarë të Këshillit gjyqësor. Nëse I lartë përmenduri Bajram Limani shpallet fajtor atëherë ai merr edhe dënimin e merituar”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Xhemail Rexhepi, i njohur me nofkën komandant Shqiponja u vra vitin e kaluar në një lokal të Kumanovës. Vrasjes i ka paraprirë një zënke me autorin e ngjarjes Bajram Limani, të cilin kryetari i BDI-së Ali Ahmeti e kishte caktuar ushtrues detyre në Degën e BDI-së në Kumanovë, post të cilin e pretendonte komandant Shqiponja. Në incidentin tragjik të një viti më parë mbetën të plagosur edhe disa personave të tjerë.

Ndërkohë, sot është organizuar një akademi solemne në Kumanovë për shenjë përkujtimi për vrasjen e komandant Shqiponjës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori