0Shares

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në lagjen Saraj të Shkupit. Rasti është shënuar në ora 20 e 30 minuta, ndërsa protagonistë kanë qenë personat me inicialet Z.Gj nga Saraji dhe Sh.L nga fshati Gërçec, raporton Zhurnal.

Personat e apostrofuar së pari janë fjalosur në një kafiteri afër xhamisë kryesore të Sarajit, rrugës për Lubin. Z.Gj. kishte shkuar në shtëpi dhe është kthyer pas 10 minutave me çka ka pastruar hesapet me personin Sh.L, duke shkrepur disa plumba në trupin e tij.

Policia ka qenë në vendin e ngjarjes ku dhe heton rastin, ndërsa personi Z.Gj thuhet se është arrestuar nga policia. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)