LAJMI I FUNDIT:

Vritet një ushtar i SHBA-së në afërsi të Mosulit

Vritet një ushtar i SHBA-së në afërsi të Mosulit

Pentagoni thotë se një ushtar amerikan është vrarë nga një pajisje shpërthyese e improvizuar në veri të Irakut.

Zyrtarët e mbrojtjes së SHBA-së, thanë më 20 tetor se ushtari ishte plagosur nga shpërthimi, që ndodhi në afërsi të qytetit të Mosulit. Ai më pas ndërroi jetë nga plagët e marra.


Ushtari ishte në mesin e 100 trupave të SHBA-së që po u ndihmojnë forcave irakiane dhe atyre kurde, që përmes sulmeve ajrore, të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, ofrojnë mbështetje në ofensivën për çlirimin e Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Militantët e Shtetit Islamik kanë vendosur mina tokësore dhe eksplozivë të improvizuar nëpër fshatra, rrugë dhe në shkretëtirën përreth qytetit Mosul. Ata morën nën kontroll këtë qytet, në verën e vitit 2014.

Ofensiva për çlirimin e qytetit të Mosulit tashmë ka hyrë në ditën e pestë. Të enjten, kryeministri irakian, Haider al-Abadi tha se përparimet që kanë shënuar forcat irakiane dhe ato kurde, janë më shumë se sa ishte menduar më herët. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Rrotat e përparme nuk iu hapën, hunda e aeroplanit transportues përplaset në pistën e aeroportit turk gjatë aterrimit

Turqia
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori