LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Askush nuk do të hapë “shampanjë” për zgjidhjen e problemit të Kosovës

Vuçiq: Askush nuk do të hapë “shampanjë” për zgjidhjen e problemit të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklaruar sot se qëllimi kryesor është që politika kosovare të sigurojë një jetë më të mirë për serbët e Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe marrjen e datës për bisedimet me BE-në.

Por, sipas tij, askush nuk do të hapë ndonjë shampanjë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, pa marr parasysh se çfarë zgjidhje do të jetë ajo, transmeton REL.

“Kjo quhet, ecje në fije të hollë, por mendoj se qëllimet janë të arritshme. Nuk ka zgjidhje të lehtë për Kosovën, kështu mund të mendojnë vetëm kokat e zemëruara dhe ata që nuk janë në gjendje të kuptojnë presionin që po i bëhet Serbisë”, ka thënë Vucic gjatë seancës së Komitetit Qendror të Partisë Progresiste Serbe, të presidentit serb Tomisllav Nikolic. /Telegrafi/