LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: S’do ta lejojë askënd që ta shkelë Serbinë

Vuçiq: S’do ta lejojë askënd që ta shkelë Serbinë

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se dëshiron marrëdhënie më të mira të mundshme me Bosnjën, por nuk do ta lejojë askënd që ta shkelë Serbinë.

Këto komente ai i bëri në portalin serb “Alo” , të cilat erdhën si reagim ndaj deklaratës së kryetarit të Srebrenicës Qamil Durakoviq i cili tha se udhëheqësia e Serbisë është e padëshirueshme në Srebrenicë, transmeton Klan Kosova.


Kreu i këtij qyteti poashtu kishte deklaruar ditë më parë se në Potoçari më 11 korrik, nuk janë të dëshirueshëm individë dhe përfaqësues të institucioneve të cilët mohojnë gjenocidin, por pavarësisht kësaj kjo komunë e Bosnjës dëshiron bashkëpunim të mirë me Serbinë.

Vuçiq pas kësaj deklarate kishte theksuar se Serbia e kishte kuptuar mesazhin nga Srebrenica dhe se  nuk dua që të bëjnë probleme.

“Ata kanë të drejtë që ta duan ose mos ta duan dikë. Ne nuk duam të bëjmë probleme dhe e pranojmë idenë se jemi një tepricë në Srebrenicë. Tek ne ata janë gjithmonë të mirëpritur. Edhe ne kemi qenë të mirëseradhur para disa muajsh” , kishte thënë asokohe, shefi i Qeverisë serbe, transmeton Klan Kosova.