LAJMI I FUNDIT:

Vullkani që do ta shkatërronte Tokën

Vullkani që do ta shkatërronte Tokën

Kur të ndodhë super-erupsioni i vullkanit Bishop Tuff në Kaliforni shpërthimi do të nxirrte aq shumë hi në atmosferë sa që do të rëndoheshin rrethana kohore në gjithë planetin për disa vite me radhë.

Do të mbretëronte uri e madhe, krizë shëndetësore dhe trazira ndërkombëtare. Veç kësaj, për super – erupsionin e mundshëm do të merrnim vesh shumë vonë dhe do të kishim kohë vetëm një vit që të përgatiteshim për kataklizmin vijues.


Shkencëtarët amerikanë te këto njohuri erdhën gjatë kërkimeve në kristalet e kuarcit të krijuar si pasojë e magmës formuar pas shpërthimit të super – vullkanit që ndodhi para 760 mijë vjetësh në rajonin e Kalifornisë.

Ata kanë ardhur në përfundim se Toka do të shkatërrohej tërësisht nëse një fenomen i ngjashëm do të përsëritej, shkruan Daily Mail.

ae_bishop-tuff_cd1-94_w4_300d

“Këto fenomene ndodhin papritur. Në kuptimin shkencor, nëse e dini se Toka do të shkatërrohet brenda një viti, kjo përafërsisht është befasi”, ka theksuar Guilermo Gualda, një nga shkencëtarët që kanë marrë pjesë në kërkime që janë bërë në Bishop Tuff në Kaliforni, në vendin ku ka ndodhur super – erupsioni. Me atë rast u krijua krateri i gjatë 30 e i gjerë gati 17 kilometra, transmeton Koha.net.

Sot në këtë vend gjendet lugina Long Wel Calder.

Në historinë e planetit kanë ndodhur disa fenomene të tilla, ndër të cilët më riu është ai para 26 mijë e 500 vjetëve në Zelandën e Re, në zonën vullkanike Taupo. E mori emrin Oruanui.

Para 40 mijë vjetësh erupsioni i madh ka ndodhur në Itali, në Fushat Flegreje.

Në Indonezi, para 75 vjetësh, një super – erupsionin përfshiu edhe Sumatrën, ndërsa truallin amerikan gjatë dy milionë viteve të fundit kanë ndodhur tri super-erupsione.

Shkencëtarët theksojnë se Tokën e pret të paktën edhe një super – erupsion, që nuk do të mund t’i ikim, porse ai nuk do të ndodhë shpejt.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori