LAJMI I FUNDIT:

Vullnetari shqiptar vritet gjatë luftimeve në Siri

Vullnetari shqiptar vritet gjatë luftimeve në Siri

Të premten e kaluar në Siri është varrosur Muaz Ahmeti nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, i cili vra gjatë luftimeve në Siri, ku merrte pjesë si vullnetar i forcave çlirimtare.

Një nga familjarët e Muaz Ahmetit ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, që ishte pjesëmarrës në konfliktin disa mujor që po zhvillohet në Siri.

“Si familje përmes telefonit jemi informuar dje për birin tonë që ka rënë në luftën në Siri”, ka thënë për agjencinë INA, një familjar i Muaz Ahmetit.


Muaz Ahmeti, i lindur në fshatin Tërnoc, më 30 mars 1990, në vitin 2008 kishte filluar studimet në Kajro të Egjiptit. /Telegrafi/