Lëvizja Vetëvendosje ka dënuar veprën e policisë malazeze të cilët kanë hequr tabelën “Mirësevini në Republikën e Kosovës” dhe flamurin kombëtar shqiptar të cilat deputetë të VV-së e vendosën dje te Varri i Nuses, pra te pika kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi.
Reagimi i plotë:
Dënojmë shkeljen e territorit dhe vjedhjen tinëzare të Policisë së Malit të Zi
Nga portalet mësuam që Policia e Malit të Zi e paska hequr tabelën “Mirësevini në Republikën e Kosovës” (në tri gjuhë) dhe flamurin kombëtar shqiptar të cilat i vendosëm dje te Varri i Nuses, pra te pika kufitare midis Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Ne e dënojmë aktin e policisë malazeze që shkel territorin e shtetit të Kosovës dhe ndërhyn tinëzisht për të vjedhur tabela mirëseardhjeje dhe flamuj të shtetit tjetër.
Pesë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndruan dje mbi një orë në këtë pikë kufitare. Policia e Malit të Zi, sipas banorëve atje, shfaqet andej pari çdo 15 minuta, mirëpo ajo nuk erdhi fare të hënën. Të martën e paskan vjedhur shenjimin e drejtë të kufirit që bëmë.
Varri i Nuses ndodhet 29 km larg Pejës dhe 18 km larg Rozhajës, si dhe 8 km larg nga pika e kontrollit të policisë së Kosovës e 2 km nga ajo e Malit të Zi. Policia e Kosovës (PK), por edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), duhet të shkojnë te Varri Nuses sepse janë të thirrur dhe paguhen për ta mbrojtur kufirin e territorit tonë. Deputetët tanë do ta vendosin sërish tabelën e flamurin atje, por ata nuk janë policë që t’i ruajnë ato 24 orë në ditë e 7 ditë në javë. PK dhe FSK duhet ta bëjnë këtë. Ato nuk është e thënë që ta presin qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s për këtë gjë.
Ndërkohë, ne nuk lejojmë ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes private të Thaçit me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit i cili na i humbet mbi 8.200 hektarë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel