LAJMI I FUNDIT:

VV: Po importojmë thuajse çdo gjë që konsumojmë

VV: Po importojmë  thuajse çdo gjë që konsumojmë

Lëvizja Vetëvendosje vlerësoi të premten se viti 2012 po përmbyllet me disbalanc edhe më të madh tregtar se ai i vitit 2011.

Vetëvendosje theksoi se atë që e kanë thënë se nuk mund të ketë zhvillim pa prodhim tash më sa e sa vite po dëshmohet.

“ Ne importojmë thuajse çdo gjë që konsumojmë, dhe duket se ky edhe është qëllimi i vetëm i këtyre qeverive. Vitin 2012 e përfundojmë me buxhet i cili mbushet në lartësi prej gati 80% në dogana, e që nënkupton varshmëri totale nga të hyrat doganore. Vitin 2012 e përfundojmë me tkurrje të sektorit privat”, u tha në konferencën për media.

Po ashtu u theksua se vitin 2012 ka pasur edhe tkurrje te investimeve te huaja direkte.

“Vitin 2012 e përfundojmë me papunësi 45% e që ka tendencë rritjeje krahasuar me 2011. Asgjë e vetme nuk është bërë nga kjo qeveri për ta ulur papunësinë. Vitin 2012 e përfundojmë me investime kapitale, në asfalt, dhe atë me një kontratë që ende nuk është publike, shpenzim të parave të qytetarëve dhe qytetarët nuk e kanë idenë se ku. Për më shumë reduktojmë investimet kapitale vetëm në asfalt”, vlerëson VV.

Sipas tyre, politikat qeveritare po e dëmtojnë prodhuesin vendor.

“Vitin 2012 e përfundojmë me qeveri e cila i ka tre ministri për çështjet e zhvillimit ekonomik dhe asnjëra prej këtyre tre ministrive një politikë të vetme ekonomike nuk e shtynë përpara…”, u shprehën anëtarë të Vetëvendosjes.

Sipas VV-së, në Kosovë nuk ka investime sepse nuk ka sundim të shtetit të së drejtës.

“Repubika e Kosovës nuk ka mirëqenie të qytetarëve, por ama ka luks të qeveritarëve”, thekson Vetëvendosje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori