LAJMI I FUNDIT:

VV: Shpifjet e LDK-së nuk ndalin mobilizimin qytetar më 1 shtator

VV: Shpifjet e LDK-së nuk ndalin mobilizimin qytetar më 1 shtator

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media, ka thënë se shpifjet e LDK-së nuk ndalin mobilizimin qytetar më 1 shtator, kur edhe do të mbahet protesta kundër marrëveshjes së Demarkacionit.

“E vetëdijshme për të këqijat që i ka sjellë e po i sjellë këtij vendi, Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë paranojake, dhe po reagon ndaj çdo formë të kritikës që i bëhet pushtetit dhe ndaj çfarëdo thirrjeje për mobilizim qytetar. Përmes një kumtese tjetër, të mbushur fund e krye me shpifje, LDK po akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për një video-material prej ku bëhet thirrje për të dalë në protestën e 1 shtatorit, e për të cilin thotë se është thirrje për vrasje publike. E këto akuza, LDK i bën nga nënsqetulla e PDK-së, kreun e të cilës dikur e quante vrasës e kriminel, teksa sot vepron nën urdhrat e tij dhe ka mbetur asgjë më shumë se një degë e PDK-së”, thuhet në njoftim.


Lëvijza Vetëvendosje, përmes njoftimit i bën thirrje LDK-së që të ndalojë fabrikimin e shpifjeve dhe në vend të kësaj, të sqarohet dhe të japë përgjegjësi, për siç thonë ata, për krimin 13 vjeçar në Prishtinë, dhe skandalet e shumta prej se udhëheq me Qeverinë.

“E në vend që ta luajë avokatin e ShIK-ut dhe PDK-së, t’i jep fund koalicionit me këtë parti. Ndërsa sa i përket protestës së 1 shtatorit, i sjellim në vëmendje LDK-së dhe Qeverisë së Kosovës, se ashtu siç nuk u ndal mobilizimi qytetar gjatë protestave të janarit dhe shkurtit, e paefektshme do të jetë propaganda edhe kësaj here. Qytetarët e pakënaqur dhe të shtypur nga kjo qeverisje e keqe, do ta thonë fjalën e tyre me 1 shtator kundër demarkacionit dhe kundër kësaj qeverie kriminale”, thuhet në njoftim të LVV.

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori