Më 25 gusht të vitit të kaluar në Bruksel ishin nënshkruar katër marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ku njëra prej tyre ishte heqja e barrikadës mbi urën e lumit Ibër.
Në mënyrë simbolike më 17 tetor barrikada u rrethua nga Zyra e BE-së në Kosovë, ku u tha se sipas marrëveshjes do të filloj rivitalizimi i urës, i cili do të përfundoj më së largu në fund të qershorit.
Zyra e BE-së në Kosovë kishte shpallur një tender për rivitalizimin e urës, ku operatori për kryerjen e punimeve është përzgjedhur në fillim të vitit, mirëpo ende punimet nuk kanë filluar.
Për këtë problem ka reaguar koordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, i cili thotë se qytetarët janë të molisur nga premtimet përgjatë këtyre 17 viteve dhe se premtimi për heqjen e barrikadës duhet të përmbushet, transmeton Veriu.info.
Ja reagimi i tij në Facebook:
Fundi i Qershorit po afrohet. Me këtë po afrohet edhe dita kur duhet që të lirohet për qarkullim të lirë të njerëzve, veturave dhe mallrave edhe ura mbi lumin Ibër.
Ky është premtim i Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, bazuar në Marrëveshjen e arritur në Bruksel në Gusht të vitit të kaluar dhe garancionin e dhënë nga Bashkimi Europian për përmbushjen e kësaj Marrëveshjeje e cila për Lëvizjen VETËVENDOSJE! edhe në atë kohë ka qenë e papranueshme për arsye se Ura e Ibrit është bërë artificialisht dhe pa nevojë temë e bisedimeve në Bruksel.
Sidoqoftë qytetarët e Mitrovicës të molisur nga premtimet e shumta gjatë këtyre 17 viteve, me skepticizëm por qetësisht pranuan këtë premtim pasi që BE ishte garancion. Tash qytetari pret rezultatin dhe shpërblimin për durimin dhe besimin e treguar ndaj Kryetarit të Komunës dhe BE. Më nuk ka vend për vazhdimin e lojrave politike dhe diplomatike.
BE dhe KFOR-i janë këtu për të siguruar ambient të sigurtë për qarkullim të lirë dhe zhvillim e kjo arrihet me hapjen e shtigjeve, rrugëve dhe urave dhe jo me mbylljen e tyre dhe getoizimin e qytetarëve. Hapja e urës do të thotë qarkullim, bashkëpunim, respektim, ndërtim i të ardhmes së përbashkët të Mitrovicës në të dy anët e urës. Mbajtja mbyllur e urës do të thotë injorim total i shqiptarëve dhe sinjal se nuk synohet integrimi i veriut por e kundërta. Kjo është tepër e qartë. Qytetari në një mënyrë do të reagojë dhe kërkoj llogari.
Përgjegjësinë me siguri se duhet ta marrin BE në Prishtinë në krye me z. Zhbogar dhe Kryetari i Komunës, z. Agim Bahtiri. Andaj sa ma herët sqarojnë pozicionet e tyre aq ma lehtë përcaktohen përgjegjësitë e secilit.
Arsyetimi i serbëve se me hapjen e urës mund të pritet invadim nga shqiptarët nuk ekziston për faktin se ata kan vendosur që rrugën kryesore në veri të qytetit ta shëndrrojnë në shetitore ndërsa rrugët anësore për Lagjen e Boshnjakëve dhe ajo për Suhadoll edhe ashtu janë të qarkullueshme nga ura lindore apo ajo e Suhadollit. Pra nuk ka arsye praktike për të vazhduar me situatën aktuale pos nëse është lojë politike.
Me ngulm kërkojmë që BE ta realizoj projektin e revitalizimit të urës, largimin e barrikadës dhe mundësoj qarkullimin e lirë mbi urës sipas afatit të paraparë. Ka dhënë garancë për këtë çështje.(sic)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre