LAJMI I FUNDIT:

VV: Vazhdimi i paraburgimit ndaj aktivistëve, vendim totalitar

VV: Vazhdimi i paraburgimit ndaj aktivistëve, vendim totalitar

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj ndaj gjashtë aktivistëve të kësaj lëvizje.

VV përmes një njoftimi ka thënë se ky vendim përveçse është i papranueshëm dhe skandaloz, është dëshmi se shteti i Kosovës dhe instuticionet e tij ka marrë modelin e shtetit totalitar, ku Policia përzihet në punët e Prokurorisë dhe gjykatave, duke ua imponuar vendimet për të arrestuarit.

“Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që të heqin dorë nga këto vendime dhe nga shërbimi ndaj grupimeve kriminale, siç është klani Pronto. Dhe i bëjmë me dije pushtetit, se këto veprime nuk do të zbehin në asnjë moment aktivitetin e Lëvizjes sonë kundër këtij regjimi që po ecë hapave të regjimeve totalitare”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Më poshtë njoftimi i plotë:

VAZHDIMI I MASËS SË SIGURISË PËR 6 AKTIVISTËT, VEPRIM TOTALITAR
Ashtu siç paralajmëroi drejtori i njësitit anti-terror të Policisë së Kosovës para dy ditëve në një emision televiziv, Fatos Makolli, 6 aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të arrestuar pa kurrfarë provash për sulmin në Kuvend, iu është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.
Ky vendim përveçse është i papranueshëm dhe skandaloz, është dëshmi se shteti i Kosovës dhe instuticionet e tij ka marrë modelin e shtetit totalitar, ku Policia përzihet në punët e Prokurorisë dhe gjykatave, duke ua imponuar vendimet për të arrestuarit.
Një vendim i tillë, pa u marrë asnjëri nga të arrestuarit asnjëherë në pyetje dhe pa pasur asnjë fakt që tregon lidhjet e sulmit të Kuvendit me aktivistët tanë, është veprim që shpërfaq lidhjen zinxhirore mes klanit Pronto dhe Policisë, Prokurorisë e gjykatave, ku të gjitha së bashku përdorin trasnmetuesin publik RTK-në si zëdhënësin e tyre. Asnjëra nga këto institucione nuk po synon rendin apo drejtësinë, por po garojnë me njëra-tjetrën se kush po i shërben me mirë pushtetit kriminal.
Ashtu siç ndodhi edhe arrestimi i 6 aktivistëve, pas një mori shpifjesh e montimesh të Policisë dhe institucioneve të tjera shtetërore të kapura, në të njëjtën mënyrë erdhi edhe ky vendim, në vazhdën e luftës speciale të pushtetit ndaj Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që të heqin dorë nga këto vendime dhe nga shërbimi ndaj grupimeve kriminale, siç është klani Pronto. Dhe i bëjmë me dije pushtetit, se këto veprime nuk do të zbehin në asnjë moment aktivitetin e Lëvizjes sonë kundër këtij regjimi që po ecë hapave të regjimeve totalitare. Mbesim të përkushtuar dhe do të angazhohemi me gjitha kapacitetet tona që të çlirojmë institucionet e kapura nga klani Pronto, në mënyrë që të kemi një shtet të së drejtës, një shtet demokratik dhe ligjor.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori