LAJMI I FUNDIT:

Walcott: Ëndërroj të luaj në sulm për Anglinë

Walcott: Ëndërroj të luaj në sulm për Anglinë

Futbollisti ofensiv i Arsenalit, Theo Walcott, ka bërë të ditur se ëndrra e tij është që të luajë në sulm për kombëtaren e Anglisë, por gjithçka varet nga menaxheri i përfaqësueses, Roy Hodgson.

23-vjeçari ka qenë në formë të shkëlqyer këtë vit në pozicionin e tij të ri si qendërsulmues, duke shënuar 18 gola në 29 paraqitje për Topçinjtë.

“Ëndërroj që të luaj përpara në sulm për Anglinë, por është e qartë se vendimet i merr menaxheri”.


“Më pëlqen shumë të luaj në sulm, mund të vrapoj ku të dua. Jo vetëm kaq, unë mund të krijoj hapësira për lojtarët tjerë. Mbrojtësit gjithmonë janë të vetëdijshëm për shpejtësinë time”, ka thënë Walcott për Talksport. /Telegrafi/