LAJMI I FUNDIT:

“Wenger mund të joshet nga drejtimi i një kombëtareje”

“Wenger mund të joshet nga drejtimi i një kombëtareje”

Arsene Wenger, mund të joshet nga drejtimi i një kombëtare sipas ish-asistenti i tij gjatë kohës te Monaco, Jean Petit, i cili ka punuar me trajnerin e Arsenalit në mes të viteve 1987 dhe 1994, duke fituar titullin e Ligue 1 në sezonin e tyre të parë së bashku.

Trajneri francez ka shkuar në Angli për të shijuar një të epokë të suksesshme 20-vjeçare në karrierën menaxheriale me Arsenalin, por me kontrata e tij që skadon në qershor dhe Sam Allardyce që ka lënë postin e tij si menaxher i Anglisë këtë javë, Wenger ka qenë sërish i lidhur me rolin.


Megjithatë, Petit beson se puna me një kombëtare do të jetë vetëm një nga shumë opsione të hapura për shefin e Arsenali, përcjell Telegrafi.

Conte admiron karrierën e Wengerit te Arsenali
Lexo po ashtu Conte admiron karrierën e Wengerit te Arsenali

“Unë mendoj se ai do të jetë i interesuar, nëse Didier Deschamps jep dorëheqje si menaxher i Francës”, deklaroi Petit për Omnisport, transmeton Telegrafi.

“Ai mund të shkojë në Gjermani, sepse ai flet gjermanisht rrjedhshëm. Bayern Munich e donte atë kur ai ishte në Monaco. Ai ka një emër të madh. Të gjitha klubet në Gjermani, Angli apo në Francë me PSG e duan atë”.

Wenger nuk e përjashton mundësinë të jetë trajner i Anglisë
Lexo po ashtu Wenger nuk e përjashton mundësinë të jetë trajner i Anglisë

“Ndoshta ai mund ta drejtoj ekipin e Francës, por ai mund të menaxhojë edhe ekipe tjera kombëtare për të përfunduar karrierën e tij me një kombëtare. Kjo mund t’i  interesojë atij”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori