LAJMI I FUNDIT:

Wenger: Te Arsenali gjithmonë ka presion

Wenger: Te Arsenali gjithmonë ka presion

Arsene Wenger thotë se presioni gjithmonë është i pranishëm kur ju drejtori një skuadër si Arsenali.

Francezi është sulmuar nga të gjitha anët pas paraqitjeve të dobëta së fundi në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, si dhe pas eliminimit nga Kupa e Anglisë nga skuadra e divizionit të katërt, Bradford.

“Unë gjithmonë ndjehem nën presion, gjithmonë. Ju mund të jeni të suksesshëm vetëm nëse e vendosni në pyetje veten, pasi loja është bërë më e madhe dhe më e mirë. Me ekipe si Chelsea dhe Manchester City që po dalin në pah, mendoj se ne duhet ta bëjmë edhe më mirë, atë çfarë e bëjmë”.


“Ju mund të jeni të mirë në jetë vetëm nëse bëni atë që besoni se është e duhura. Ne gjithmonë e kemi menaxhuar klubin me resurset tona, u kemi dhënë shans lojtarëve të ri dhe kemi zhvilluar një stil të lojës që mendojmë se është i duhuri. Pasi kjo funksionon, kjo na jep qëndrueshmëri në nivel të lartë që zhvillon një ndjenjë besimi”.

“Neve na mungon përvoja për të fituar trofe së fundmi, por ne gjithmonë duam të jemi në kulm dhe shumë afër për të fituar kampionatin ose për ta fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/