LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp me tipare të reja, të ngjashme me SnapChat!

WhatsApp me tipare të reja, të ngjashme me SnapChat!

WhatsApp ka lansuar disa tipare të reja të ngjashme me ato të rivalit Snapchat përmes të cilave përdoruesit mund të vizatojnë në foto.


Aplikacioni i mesazheve i cili është nën pronën e Facebook ka lansuar një version të ri për Android në të cilin ka huazuar disa nga tiparet e kamerës së Snapchat.

Tani, përdoruesit e WhatsApp mund të shkruajnë tekste, të përdorin ‘emoji’ ose të vizatojnë në foto ose video me një llojshmëri të ngjyrave dhe fonteve.

Ky stil i fotografive është popullarizuar nga aplikacioni Snapchat i cili është i njohur për filterat e ndryshëm ku mund të ndërrohen pamja dhe zëri i njerzve të cilët janë në incizim.

Rreth 150 milionë njerëz në botë përdorin Snapchat në baza ditore, 60 milion prej tyre vetëm në Amerikë dhe Kanadë.

Ndërkohë, WhatsApp ka 1 miliard përdorues mujor nëpër të gjitha vendet e botës.