LAJMI I FUNDIT:

Wilshere: Lëndimi më bëri të fortë

Wilshere: Lëndimi më bëri të fortë

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, ka thënë se ai është bërë më i fortë pas lëndimit që e mbajti 14 muaj jashtë fushave, duke thënë se tani është i pathyeshëm.

“Trupi im është më i fortë se më parë. Unë kam bërë shumë punë me Declan Lynch dhe njerëzit tjerë fizioterapeutë përgjatë vitit”.

“Unë jam përmirësuar fizikisht, muskujt e këmbëve i kam shumë të fortë. Fabregas më thoshte t’i merrja gjërat ngadalë dhe ai kishte plotësisht të drejtë”, ka potencuar mesfushori../Telegrafi/