LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Kemi mbulesë për Messin

Xavi: Kemi mbulesë për Messin

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, është shprehur se klubi katalanas ka lojtarët e nevojshëm për të zëvëndësuar të lënduarit, Javier Mascherano dhe Lionel Messi.

Xavi është i bindur se Barcelona ka mjaft fuqi për të luajtur pa Messin dhe Mascheranon, të cilët u lënduan në barazimin me rezultat 2-2 ndaj PSG-së.

“Lëndimet që ekipi ka pësuar janë e keqja e kësaj ndeshje, por ne kemi mjaft lojtarë për të mbuluar këto humbje”, ka theksuar Xavi. /Telegrafi/