LAJMI I FUNDIT:

Xavi të hënën nënshkruan kontratë të re

Xavi të hënën nënshkruan kontratë të re

Barcelona ka zbuluar se Xavi do të nënshkruajë një marrëveshje të re gjatë të hënës.

Marrëveshja aktuale e spanjollit do të skadojë në qershor të vitit 2014, por ai do t’i përkushtohet skuadrës së fëmijërisë për edhe dy vite të tjera.

Mesfushori 32-vjeçar ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës që muajin e kaluar, por ajo do të zyrtarizohet të hënën. /Telegrafi/