LAJMI I FUNDIT:

Xhabir Hamiti: Humanizimi nuk duhet ta shprehim vetëm në festa

Xhabir Hamiti: Humanizimi nuk duhet ta shprehim vetëm në festa

Profesori i Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka thënë se njerëzit nuk duhet të kufizohen vetëm në festa fetare për ta shpalosur humanizimin dhe njerëzillëkun e tyre, porse atë duhet t’i bëjnë këto çdo ditë.

“Kurban Bajrami është Festa e Sakrificës”, ka thënë Hamiti. “Kurbani flijohet për hir të Zotit dhe ajo ndahet me njerëz që janë në nevojë. Ka dimensionin vertikal që është lidhja e njeriut me Zotin dhe dimensioni horizontal ose social, shtrirja e dorës për ata që kanë nevojë”.


“Po ashtu është edhe shkuarja në haxh. Miliona njerëz mblidhen në një vend të caktuar, kanë gjithçka të ndryshme, përpos besimit të tyre të sinqertë në Zot. Kjo tregon se të gjithë njerëzit pa dallim kanë një Krijues. Nuk i ndanë as gjuha, as etnia, as zakonet dhe asgjë tjetër”, shtoi Hamiti. “Njeriu duhet ta kujtojë se ardhja e tij në këtë botë ka një qëllim dhe arsye. Pjesë e njerëzisë dhe humanizimit është të respektosh tjetrin. Njerëzillëku dhe humanizimi nuk duhet të kufizohen në festa”,

Ai ka treguar edhe historikun e shkurtër të kurbanit dhe simbolikën e tij.

“Kurban bajrami rrjedh nga profeti Ibrahim, themelues i feve monoteiste. Ai kishte dashur ta sakrifikonte djalin e tij me dëshirë të Zotit, porse Zoti më në fund i dërgon një kurban në vend të birit të tij. Kjo tregon se Ibrahimi ishte gati të sakrifikonte më të dashurin e tij për Zotin. Kjo është një simbolikë se duhet të bëjmë vepra të mira për hir të Zotit. Kërkohet që nga njeriu të jetë i përkushtuar ndaj Zotit, se çdo gjë që bën ta bëjë për hir të Zotit. As gjaku as mishi nuk arrin të Zoti, por veprat e mira po”shtoi ai.

Profesori ka folur edhe për një problem që është shfaqur tash e sa kohë. Therja e kurbaneve vend e pa vend.

“Duhet të caktohet një vend për t’u bërë therjet e kurbaneve, sepse nuk mund të bëhet çdo kund ajo. Duhet të krijohen kushtet për therje dinjitoze të kurbanit”, u shpreh Hamiti, i cili edhe një herë ka bërë thirrje që të rinjtë mos kapin vija ekstrem të fesë, por ta ndjekin mesin e artë. “Në rrugën e mesme, jo radikale e ekstreme; në vija që nuk i kërcënon të tjerët në emër të fesë, por në besimin që kultivon për Zotin dhe jo ta kërcënojë vendin e vet”. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori