LAJMI I FUNDIT:

Xhelati i ISIS-it, “Buldozeri”, kapet nga ushtria siriane (Video)

Xhelati i ISIS-it, “Buldozeri”, kapet nga ushtria siriane (Video)

Ekzekutuesi famëkeq i ISIS-it i njohur si “Buldozeri”, raportohet se është kapur nga ushtria siriane, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon një video e postuar së fundmi në internet.

Në video mund të shihet xhihadisti duke qëndruar i lakuriqur me duart e lidhura prapa shpinës, transmeton Telegrafi.


Vrasësi 130 kilogramë ishte bërë i faktor në organizatën terroriste ISIS, falë reputacionit të tij brutal duke ua prerë kokat burrave të paarmatosur, dhe madje duke ua prerë edhe gjymtyrët e trupit fëmijëve.

Ai kohë më parë ishte shfaqur në një video të filmuar në Irak, ku shihet duka ua prerë kokën disa burrave në prezencë të një turme njerëzisht, duke përfshirë edhe fëmijë të vegjël.

Ai është i njohur me nofkën “Buldozeri”, dhe këtë epitet e ka fituar pasi ishte fotografuar duke pozuar me një mitraloz në dorë, të rëndë plotë 52 kilogramë. /Telegrafi/