LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Blerim Xhemailit si lojtar i Galatasarayt

Fjalët e para të Blerim Xhemailit si lojtar i Galatasarayt

Blerim Xhemaili është shprehur se ndihet i lumtur me rikthimin te Galatasaray.

Reprezentuesi zviceran pas një huazimi te skuadra italiane e Genoas është rikthyer te gjiganti turk.

“Jam i luntur me rikthimin në Galatasaray. Prej kohës kur jam huazuar deri më tani, Cim Bom Bom paska ndryshuar për të mirë”, tha fillimisht Xhemaili për mediat turke, transmeton Telegrafi.


Mesfushori shqiptar pohoi se do të dëshironte të qëndronte edhe për shumë vite te gjiganti turk.

E dashura e Xhemailit çmend me veshjen e saj (Foto)
Lexo po ashtu E dashura e Xhemailit çmend me veshjen e saj (Foto)

“Dua të qëndroj në Galata. Kam folur me familjen dhe ata janë dakord me mua. Tani mbetet të takohem me zyrtarët e klubit që të arrijmë një marrëveshje të re”, tha më tutje Xhemaili.

Ky i fundit foli edhe për krahasimin që i bënë me ish-lojtarin e skuadrës, Felipe Melon, duke thënë se asgjë të përbashkët nuk kanë pasi ky luan në dy pozita të ndryshme për dallim prej brazilianit.

Kujtojmë se dje Xhemaili është paraqitur për disa minuta edhe në fitoren prej 3-1 të Galatasarayt kundër Aarhusit. /Telegrafi/

Lajmet e fundit nga Transferimet
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Transferimet