LAJMI I FUNDIT:

Xhemperët për sezonin e dimrit 2010/2011

Xhemperët për sezonin e dimrit 2010/2011

Brendet e njohur që diktojnë modën e përditshme të rrugës, si “Mango”, “H&M” dhe “Zara” për këtë sezon ekspozuan xhemperët që lehtë mund të përshtaten për një ditë të zakonshme.

Dizajnuesit e modës në sfilatat e fundit shpallën se për këtë dimër xhemperët do të jenë të domosdoshëm. Një pamje moderne dhe urbane do të arrini nëse xhemperit të gjatë shtojani kollanin nga i njëjti material që njëkohësisht do ta zgjas figurën tuaj. Janë modern dhe me dezenë laramanë me motive dimërore, më së shumti me fjolla si dhe retro-dezen.

Përveç xhemperëve laraman mund të gjenden në ngjyrën e cila dominion këtë sezon vjeshtë/ dimër 2010/2011, përkatësisht ngjyra kafe.


Xhemperët e gjatë deri tek gjunjët më së miri kombinohen me pantallona dhe funde të ngushta dhe çizme të larta. Xhemperët janë një zgjidhje e shkëlqyer për motin e ndryshueshëm gjatë vjeshtës, ndërsa dezenët modernë gjallërojnë pamjen tuaj të përditshmërisë. /Telegrafi/