LAJMI I FUNDIT:

Xhirimet e tmerrit në Turqi: Momentet kur tanket gjuajnë mbi civilët (Video, +16)

Xhirimet e tmerrit në Turqi: Momentet kur tanket gjuajnë mbi civilët (Video, +16)

Video të ndryshme të filmuara nga kamerat e sigurisë nga kënde të ndryshme, tregojnë më së miri për tmerrin që kishte ndodhur në urën e Bosforit në Stamboll në natën e 15 korrikut, kur civilët u përleshën me forcat ushtarake turke që u përpoqën të marrin pushtetin në këtë vend.

Derisa tanket qarkullonin në rrugët kryesore të Stambollit, ushtarët e uniformuar vazhdonin të mbanin të bllokuara dy urat më të mëdha, atë të Bosforit dhe Fatih Sulltan Mehmet, transmeton Telegrafi.


Atë natë dëgjoheshin pa ndërprerë të shtëna armësh dhe shpërthime, derisa ushtarët kishin marrë nën kontroll pikat strategjike, duke detyruar stafin e televizionit shtetëror të transmetoj drejtpërdrejt lajmin se ushtria turke kishte marrë nën kontroll situatën.

Ky njoftim i pakuptimtë mobilizoi civilët në njërën anë të urës së famshme të Bosforit, që lidh Stambollin me Evropën dhe Azinë.

Ushtarët dhe mjetet ushtarake duke përfshirë edhe tanket, shumë shpejt bllokuan rrugën për të parandaluar aktivistët që ishin kundër grusht shtetit.

Ngjarjet e tmerrshme që kishin ndodhur atë gjatë përpjekjes së puçit ushtarak, janë përshkruar nga mediat me luftime të ashpra, gjakderdhje, shpërthime të fuqishme, ku ushtarët e rinj të armatosur me pushkë automatike dhe tanke, janë përballur me një turmë të rrëmbyer emocionalisht që me çdo kusht mundoheshin të mbronin rendin kushtetues.

Në këtë video shihen vrasjet e civilëve të kryera nga puçistët, të cilët nuk hezituan të përdorin tanke dhe pushkë automatike kundër qytetarëve. /Telegrafi/