LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi lanson zyrtarisht dronin e lirë Mi

Xiaomi lanson zyrtarisht dronin e lirë Mi

Xiaomi, njëri prej prodhuesve më të famshëm kinez të pajisjeve elektronike ka lansuar së fundmi dronin e parë të quajtur Mi Drone.


Versioni i dronit me 4K ka dal në treg me një kosto prej 460 dollarëve përkrah versionit me 1080 piksel që kushton 380 dollarë.

Zakonisht llojet e ngjashme me Mi Drone vijnë me kosto më të lartë që tejkalojnë shumat prej 1000 dollarëve, gjë që bën droning e Xiaomi të jetë shumë konkurrues dhe të vlefshëm.

MI Drone do të ketë bateri prej 5,100 mAh e cila ndërrohet lehtë dhe mundëson fluturimin e dronit deri në 27 minuta në një të mbushur.

Për më shumë, Mi Drone përdor GPS dhe Glonass për pozicionim ndërkohë që ka edhe sistem të integruar vizuel të pozicionimit në mënyrë të qëndrimit stabil gjatë lëvizjeve me sinjale të ulta satelitore.

Përparësia tjetër në Mi Drone është mundësia e ndarjes së kamerës nga trupi në mënyrë që të mund të përdoret në mënyra tjera të filmimit.

Shitjet e MI Drone fillojnë që nga sot në ueb faqen zyrtare të Xiaomi.