LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi prezanton zyrtarisht Redmi Note 4!

Xiaomi prezanton zyrtarisht Redmi Note 4!

Prodhuesi kinez i pajisjeve teknologjike, Xiaomi, ka lansuar Redmi Note 4 në Kinë. Redmi Note 4 është pasardhësi i Redmi Note 3, pajisje e cila ka qenë më e shitura këtë vit për kompaninë.

Pak ditë më parë, Xiaomi ka lansuar sistemin e ri operativ MIUI 8 i cili do të lëshohet për përdorim në pajisjet që punojnë përmes tij. Redmi Note 4 do të jetë pajisja e parë e cila do të punojë me anë të MIUI 8.


Specifikat e Redmi Note 4 përfshijnë ekranin full HD prej 5.5” me rezolucione prej 1920×1080, procesorin MediaTek Helio x20 dhe RAM memorien me variante prej 2GB dhe 3GB.

Ndër tjerash, kjo pajisje do të ketë kamerat prej 13 MP dhe 5MP, hapësirën e brendshme prej 16GB ose 64GB (verzionet 2 dhe 3GB RAM) dhe baterinë prej 4100 mAh.

Modeli me 2 GB RAM memorie kushton 136 dollarë ndërsa modeli me 3GB RAM do të kushtoj 180 dollarë.