LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi sjell Mi Notebook Air

Xiaomi sjell Mi Notebook Air

Prodhuesi i famshëm kinez, Xiaomi ka lansuar sot Redmi si dhe i ka befasuar blerësit edhe me një produkt tjetër interesant dhe shumë të përfolur – laptopin, “Mi Notebook Air.

Mi Notebook Air është shumë i ngjashëm për nga emri me MacBook të Apple, por edhe me specifika pasiqë ofron ekranin me 13.3-inç në 1080p, procesorin 2.7GHz Intel Core i5-6200U, 8GB RAM, 256GB memorie, dhe grafikën Nvidia GeForce 940MX.


Laptopi i ri i Xiaomit sjell USB-C port për mbushje, 2x USB 3.0 porte, 1x HDMI, dhe audio portin. Xiaomi thotë se jetëgjatësia e baterisë do të shkojë deri në 9.5 orë.

Çmimi i këtij modeli është 750 dollarë.