LAJMI I FUNDIT:

Xperia XZ dhe X Performance marrin Android 7.0 Nougat

Xperia XZ dhe X Performance marrin Android 7.0 Nougat

Përdoruesit e pajisjeve Xperia të Sony kanë qenë shumë të entuziazmuar të dijnë se kur pajisja e tyre do të punojë me Android 7.0 Nougat.

Falë Sony Slovakia, tani kemi përgjigjen për datën dhe kohën se kur Xperia do të fillojë të përdor sistemin e ri operativ të Google.


Sipas një prezentimi të bërë nga Sony Slovakia, thuhet se Android 7.0 Nougat do të lëshohet në Xperia XZ dhe X Performance në tetor të këtij viti ndërsa në pajisjet Xperia X dhe X Compact, sistemi do të vijë në nëntor.

Lajmi i rrjedhur vjen pas konfirmimit të fundit nga Sony sipas të cilit Xperia XZ do të dal në shitje në SHBA në fillim të tetorit me çmim prej 699.99 dollarëve.