LAJMI I FUNDIT:

Yjet e tenisit gati për US Open

Yjet e tenisit gati për US Open

Tenisi përjeton një nga eventet e tij kryesore.

Në Flushing Meadows luhet edicioni i 136 të US Open, Slami i fundit i sezonit. Do të jetë hera e 93 që luhet mbi çimenton e Billie jean King Nation Tennis Center, e para me çatinë të lëvizshme mbi Arthur Ashe stadium, një ndër arenat tenistike më të famshme të botës ku mund të akomodohen 23 771 spektatorë.


Novak Djokovic, Andy Murray dhe Serena Williams e nisin turneun si superfavoritë. Serbi kërkon aty fitoren e tretë të karrierës pas sukseseve të viteve 2011 dhe 2015, Andy Murray kërkon të bëjë çift numrin e titujve pas atij të fituar në 2012, ndërsa Serena Williams është në ndjekje të trofeut të 6 për të në US Open, dhe të 23-in e karrierës në Grand Slam.

128 meshkuj dhe 128 femra janë zgjuar këtë të hënë me ëndrrën për të bërë 7 fitore në këtë turne për të synuar titullin prestigjioz. Djokovic kthehet në New York pas një vere me dritëhije që e ka parë të fitojë në Toronte por humbi në raundin e tretë të Wimbledon dhe në të parin në Lojërat Ollimpike të rios.

Si Djokovic edhe Nadal i cili ka fituar titullin aty në 2010 dhe në 2013 i duhet të merret me një lëndim në kyç, dëmtim që e detyroi të tërhiqet nga French Open dhe më pas nga Wimbledon, në Rio fitoi medaljen e artë në lojën dyshe bashkë me bashkatdhetarin Marc Lopez por ka luajtur vetëm dy ndeshje që pas lojërave të Rios, duke humbur në raundin e tretë në Cincinatti.

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori