LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Dortmundit i bashkohet Barcelonës?

Ylli i Dortmundit i bashkohet Barcelonës?

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund mund ta humbasë yllin e saj, Christian Pulisic.

Amerikani 18-vjeçar ka shkëlqyer stinorin e kaluar dhe në këtë fillim të edicion dhe është bërë objektivi i madh i Barcelonës.

Sipas medieve gjermane, katalunasit janë duke e përcjellë që disa ndeshje anësorin këmbëshpejtë.

18-vjeçari shihet si e ardhmja e futbollit evropian, ndërsa Barcelona kërkon transferimin e tij sa më parë.

Kampionët e Spanjës kërkojnë transferimin e reprezentuesit amerikan në janar për ta lënë të huazuar edhe për gjashtë muajt e ardhshëm në Bundesliga.

Edhe pse duket e vështirë që Dortmund të heqë dorë nga ylli i saj, mediat gjermane kanë raportuar se ky transferim mund të kryhet për 25 milionë euro. /Telegrafi/