LAJMI I FUNDIT:

Ylli i ri i United kishte përjetuar një tragjedi kur ishte i vogël

Ylli i ri i United kishte përjetuar një tragjedi kur ishte i vogël

Mkhitaryan mban në mend ditët kur qëndronte te dera dhe qante kur babai i tij, Hamleti, nuk e merrte në stërvitje te skuadrat Valenca apo Issy, kur luante në Francë.

Por, babai i tij qartë se ka bartur diçka tek i biri, pasi ata që e kanë parë Hamletin duke luajtur mund të vërejnë ngjashmëritë në stilet ofensive të lojës, të të dyve.


Henrik Mkhitaryan është krenar për atë që ka trashëguar nga babai dhe për atë që ka arritur vetë, shkruan sot Koha Ditore.

Henrik Mkhitaryan ishte shtatëvjeçar kur babai i tij, Hamleti, ndërroi jetë nga tumori në tru.

Një sulmues që luajti dy herë për përfaqësuesen e Armenisë, Hamleti kishte kthyer familjen e tij të re nga Franca për në Armeni për të kaluar ditët e tij të fundit në qytetin e lindjes së tij Yerevan. Ai ishte larguar nga Armenia një vit para se Henrikhu të lindte, pas një tërmeti shkatërrues që vrau dy mijë persona dhe la rreth gjysmë milioni njerëz pa strehë.

Cilët janë lojtarët më të shpejtë dhe më të ngadalshëm te Unitedi, sipas Rooneyt (Video)
Lexo po ashtu Cilët janë lojtarët më të shpejtë dhe më të ngadalshëm te Unitedi, sipas Rooneyt (Video)

Tri operacione dështuan që të kurojnë sëmundjen e tij dhe ai ndërroi jetë në moshën 33-vjeçare në maj të vitit 1996, duke lënë prapa bashkëshorten Marina Taschyan, të birin Henrikhun dhe vajzën Monica.

Mkhitaryan mban në mend ditët kur qëndronte te dera dhe qante kur babai i tij nuk e merrte në stërvitje te skuadrat Valenca apo Issy, kur luante në Francë.