LAJMI I FUNDIT:

Ymeri e quan kthesë në histori protestën e studentëve të 1 Tetorit 1997

Ymeri e quan kthesë në histori protestën e studentëve të 1 Tetorit 1997

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka kujtuar sot protestat e studentëve të 1 tetorit të vitit 1997.

Ai së bashku me bashkëpartiakët e tij ka vizituar varrin e ish-rektorit dhe profesorit Ejup Statovci, i cili atë kohë ishte në ballë të protestave studentore.

“Më 1 Tetor 1997, 19 vite më parë, studentët e Universitetit të Prishtinës, të prirë nga Rektori Ejup Statovci, u ngritën kundër okupimit, aparteidit, fashizmit. Kjo protestë e studentëve ka domethënie të madhe për historinë e Kosovës. Ishte ajo që ngulmonte në angazhim kolektiv, bashkim në përpjekje për çlirim nga Serbia e për barazi mes nesh’, ka shkruar Ymeri në një postim në facebook.

“Ishte dëshmi që në Kosovë ka një popull të vendosur kundër shtypjes, të guximshëm kundër dhunës, që janë të gatshëm për sakrificë e të bashkuar për liri e barazi”.

“Profesori Ejup Statovci ngërthen figurën e intelektualit të angazhuar. Intelektualit që e drejton vullnetin e popullit përkundër vështirësive të kohës”.

“Guximi i tij për të marrë përgjegjësi dhe për të qenë në ballë të protestës studentore ishte i shembullt. Profesori Ejup Statovci u arrestua disa herë nga policia e Serbisë”.

“Rezistenca e studentëve nuk do të ishte e plotë pa angazhimin e profesor Statovcit. Ai fatin e tij individual, nuk e shihte jashtë rrethanave dhe fatit të popullit”.

“1 Tetori 1997 ishte kthesë në histori, ishte Ngjarje. Kështu, jehona e tij është e zëshme edhe sot”, ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori