LAJMI I FUNDIT:

Ymeri në takim lamtumirës me Zhbogarin, diskutuan për Demarkacionin

Ymeri në takim lamtumirës me Zhbogarin, diskutuan për Demarkacionin

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Gjatë këtij takimi është biseduar për situatën politike në vend, demarkacionin dhe liberalizimin e vizave.


Postimi i plotë i Ymerit:

Sot, në takimin lamtumirës me Përfaqësuesin e deritashëm të BE’së në Kosovë, Samuel Zhbogar, biseduam për situatën politike në vend.
Zhbogar u njoftua edhe një herë me qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lidhje me çështjen e demarkacionit, dhe futjen e kësaj çështjeje si kriter për liberalizimin e vizave.
Po ashtu shprehëm kundërshtimin tonë ndaj praktikës kriminale të regjimit aktual dhe domosdonë e ndryshimeve rrënjësore në Kosovë.
Falënderoj z.Zhbogar për takimin e sotëm dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Lëvizjen VETËVENDOSJE!.