LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Shqiptarët i mbeten besnikë projektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Ymeri: Shqiptarët i mbeten besnikë projektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka quajtur Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si projekt të lindjes së Shqipërisë.

“Prej këtij themeli, projekti ynë është shënuar nga nevoja për t’u vetëmbrojtur, e për t’u paraqitur në mënyrë dinjitoze përballë vendimeve ndërkombëtare që nuk i marrin parasysh pozitat tona ekzistenciale dhe politike”, thuhet në deklaratën e Ymerit, me rastin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.


Sipas Ymerit, kjo paraqitje dinjitoze e jona ndërkombëtarisht ka qenë e nevojshme dikur, është e nevojshme sot, dhe do të jetë e nevojshme gjithnjë.

“Dinjiteti ynë nuk do të thotë armiqësim. Do të thotë mospranim i të qenit thjesht ‘shprehje gjeografike’ dhe afirmim i vetes sonë kombëtare si kolektiv politik, sigurisht, jo ekskluziv, jo organik e romantik, por tërësisht modern e demokratik. Mbetemi të përkushtuar ndaj asaj që themeloi Lidhja, e i kujtojmë me respekt e mirënjohje gjithë veprimtarët që në dekada kanë dhënë aq shumë për këtë projekt, prej Abdyl Frashërit e deri tek miliona shqiptarët që sot pavarësisht bindjeve politike e përkatësive kulturore e regjionale, i mbeten besnikë projektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, thuhet në deklaratën e Ymerit.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori