LAJMI I FUNDIT:

Yoko fajëson McCartneyn për ndarjen e Beatles

Yoko fajëson McCartneyn për ndarjen e Beatles

Yoko Ono pohon se Paul McCartney është arsyeja pse Beatles-at janë ndarë dhe ajo shton se nuk është ashtu siç kanë thënë të tjerët se ajo qëndron prapa ndarjes.

Në një intervistë të realizuar në vitin 1987 e të zbuluar tani, Yoko Ono foli për divorcin e Beatles duke fajësuar Paul McCartneyn edhe pse shumë mendojnë se ai tentoi të bashkonte rok grupin legjendar.

“Beatles po bëheshin shumë të pavarur. Secili prej tyre po pavarësohej. John Lennon nuk ishte i pari që kërkoi të largohej pasi u lidh me mua. Ringo Star një natë me Maureen Tigrett erdhi te John dhe unë dhena thënë se ai dëshiron të largohet”.


“Më pas ishte George Harrison dhe tek më pas John kërkoi largimin. Paul McCartney ishte i vetmi që tentoi të mbante bashk bendin, por jo si zakonisht, ai kërkoi t’i kontrollonte anëtarët tjerë dhe të bënte vendin e tij, gjë që djemve nuk u pëlqeu fare”, kishte thënë Yoko Ono.

Zbulimi i kësaj interviste vjen pak javë pasi McCartney shfajësoi Onon për ndarjen e Baetlesave. /Telegrafi/