LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Barnet: Zgjedhjet e rregullta janë hapi i parë drejtë normalizimit

Zaev-Barnet: Zgjedhjet e rregullta janë hapi i parë drejtë normalizimit

Kryetari i LSDM, Zoran Zaev i shoqëruar nga anëtarja e Këshillit ekzekutiv, Renata Deskovska, sot pasdite janë takuar me nënkryetaren e Asamblesë parlamentare të OSBE, Doris Barnet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temë e takimit ka qenë situata aktuale politike dhe domosdoshmëria për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe të rregullta.


“Kriza ka arritur kulmin për shkak të zgjedhjeve kriminale, që u dëshmua se ka ndodhur në më tepër cikle zgjedhore dhe kjo mund të zgjidhet vetëm zgjedhje të drejta dhe demokratike. Vetëm zgjedhjet e rregullta janë opsion për normalizimin e Maqedonisë”, ka thënë mes tjerash Zaev.

Ai në këtë takim po ashtu ka theksuar se LSDM punon ekskluzivisht në drejtim të mbajtjes së zgjedhjeve të drejta në dhjetor. Po ashtu, tashmë një periudhë më të gjatë organizohen takime me qytetarët në të cilat bisedohet për masat të cilat do të ndërmerren pas zgjedhjeve dhe të cilat do të jenë në drejtim të ngritjes së standardit jetësor dhe demokratizimit të plotë të Maqedonisë./Telegrafi/