LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Do të vazhdoj të bëj tifo për futbollin e Maqedonisë

Zaev: Do të vazhdoj të bëj tifo për futbollin e Maqedonisë

Lideri opozitar Zoran Zaev, sot pasdite përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar video porosinë lidhur me ndeshjen e mbrëmshme në futboll ku K.F. Shkëndija nga Tetova ka pasur gjasë historike për hyrje në Evropë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Si shumica prej jush unë e dua futbollin. Mbrëmë njëri nga ekipet tona kishte gjasë të luajë në Evropë dhe kjo është punë e mrekullueshme. Unë e dua Maqedoninë dhe prandaj bëj tifo për klubet tona. Mbrëmë loznin maqedonas, shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë, dhe të gjithë luftonin për qëllim të njëjtë dhe këtu qëndron bukuria e sportit, kjo është bukuria e Maqedonisë. Është për keqardhje që këtë nuk e shohin kundërshtarët tonë. Unë do të vazhdoj ta përkrah sportin e Maqedonisë dhe me këtë jam krenar”, thotë Zaev në këtë video adresim.


Ky reagim i Zaev ka ardhur pas publikimeve të shumta “qortuese” për Zaevin nga portalet dhe mediat në gjuhën maqedonase.

Nga ana tjetër Ekipi i futbollit “Shkëndija” sot për Nova kanë theksuar se ndeshjen e mbrëmshme e kanë ndjekur lideri i opozitës Zoran Zaev si dhe zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Vdes 71-vjeçari në Lipjan, goditet nga një kamion derisa ishte brenda në veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori