LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Do të ankohem në Strasburg

Zaev: Do të ankohem në Strasburg

Edhe sot nuk u mbajt gjykimi për rastin ”Puç” përshkak të faljes së kryetarit Ivanov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zoran Zaev, Zoran Verushevski dhe të tjerët të akuzuar për këtë rast kanë marrë njoftim nga Gjykata Themelore Shkupi 1 se për këtë rast ka vendosur kryetari Ivanov duke e falur.


Kryetari i LSDM tha se do të kërkoj drejtësinë në Strasburg dhe se ndjehet i pafajshëm në këtë rast dhe nuk ka nevojë për falje nga presidenti Ivanov.

Zaev do të kërkoj drejtësinë sipas artikullit 6 të Konventës për gjykim të drejtë./Telegrafi/