LAJMI I FUNDIT:

Zaimina i jep fund romancës gjashtëvjeçare, kjo është arsyeja e ndarjes

Zaimina i jep fund romancës gjashtëvjeçare, kjo është arsyeja e ndarjes

Edhe pse për vite ka qenë një histori hermetike për mediat, detajet e marrëdhënies nuk kanë munguar në media. Flasim për Zaimina Vasjarin dhe partnerin e saj, të cilin kurrë nuk e shfaqi publikisht.

Megjithatë, me shpejtësi është përhapur lajmi për ndarjen e këngëtares nga i dashuri saj për gjashtë vite. Në korrik të 2015-ës, Zaimina Vasjari publikoi për herë të parë një foto me të dashurin. Në një postim në “Instagram”, ajo shfaqej e mbështjellë nga krahët e një burri, të cilit i shkruante: “Love me like you do” (Më duaj siç do ti). Që nga ai moment gjithçka dihej për këtë çift ishte se po shijonin historinë e gjatë duke planifikuar edhe dasmën.

Lajmet e fundit rreth bukurosheve shqiptare
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth bukurosheve shqiptare

Pak kohë më parë, vetë këngëtarja për “Bluetooth” është shprehur se kishin menduar edhe për dasmën, pas historisë së dashurisë që po përjetonin. Por, duket se gjërat nuk kanë shkuar si duhet. Burime pranë këngëtares kanë treguar për “Bluetooth” detaje nga kjo ndarje. Miqtë flasin se shkak i krizës ishte xhelozia. Sipas tyre, i dashuri i Zait kohët e fundit kishte shfaqur shpeshherë shenja xhelozie ndaj bukuroshes së ekranit. Kjo është edhe një ndër arsyet pse këngëtarja është distancuar për disa kohë nga muzika.

Të shpeshta kanë qenë debatet e çiftit pikërisht për këtë temë. Krisjet kanë nisur që në pranverë, por të dy janë përpjekur që të reflektojnë dhe t’i rikthehen edhe njëherë kësaj lidhjeje shumëvjeçare. Zaimina nga ana e saj u angazhua me profesionin si arkitekte, por edhe në biznes, pasi kohët e fundit ajo ka hapur edhe një butik me veshje ekstravagante. Gjithashtu, prej kohësh këngëtarja i mungonte edhe jetës së natës, duke hequr dorë edhe nga të kënduarit live, por duket se nuk ka mjaftuar. Pas disa debateve që kanë pasur, të dy kanë vendosur t’i japin fund, duke hedhur pas krahëve një histori gjashtëvjeçare.

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori