LAJMI I FUNDIT:

Zanetti: Do të luftojmë për titull deri në fund

Zanetti: Do të luftojmë për titull deri në fund

Javier Zanetti thotë se Interi do të luftojë për titull deri në fund të sezonit, edhe pse pranon se Nerazzurrët kanë një konkurrencë të ngjeshur në këtë garë.

Skuadra nga Giuseppe Meazza u ngjit në pozitën e dytë të tabelës pas fitores 2-1 ndaj Napolit këtë vikend, dhe Zanetti është i vendosur ta mbajë formën aktuale për gjithë pjesën e mbetur të sezonit.

“Synimi jonë është të luftojmë për Scudetton deri në fund. Ne duam të jemi në hap deri në fund të garës. Ky ekip i Interit gjithmonë ka pasur identitetin e vet, edhe kur ne kemi humbur. Dhe pas një disfate ne e kemi pranuar dhe kemi ecur më tej”.


“Rruga para nesh nuk është gjithmonë e lehtë, por ne do të luftojmë për t’u përpjekur dhe për të qëndruar atje. Gara për titull nuk është mes nesh dhe Juventusit: Roma, Lazio dhe Fiorentina janë të gjitha në ndjekje”, ka thënë kapiteni i Interit. /Telegrafi/