LAJMI I FUNDIT:

Zanetti, thyen rekord të ri

Zanetti, thyen rekord të ri

Veterani i Interit, Javer Zanetti, ka arritur një shifër të re jubilare në fitoren ndaj Chievos.

Zanetti ka lënë prapa Gianluca Pagliucan në vendin e dytë të lojtarëve me më së shumti paraqitje në Serie A, pasi luajti ndeshjen e tij të 593-të.

“Rekordet janë edhe më të mira kur ata vijnë me fitore, si ajo e kësaj mbrëmje. Ne të gjithë kemi luajtur mirë dhe jemi shumë të lumtur”, ka thënë Zanetti për Inter Channel. /Telegrafi/