LAJMI I FUNDIT:

Zbulim pas zbulimi: Pas ilaçit për HIV dhe ASTMA, tani VIAGRA thuhet se e shëron DHIMBJEN e SHPINËS!

Zbulim pas zbulimi: Pas ilaçit për HIV dhe ASTMA, tani VIAGRA thuhet se e shëron DHIMBJEN e SHPINËS!

Shkencëtarët kanë zbuluar se ilaçi kundër impotencës e lehtëson dhimbjen e nervit shiatik.

Testimet tregojnë se pilula e seksit e lehtëson dhimbjen e nervit shiatik, gjendje e dhimbshme që prekë një milion meshkuj britanikë dhe 400,000 gra, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e këtij studimi kanë zbuluar se dozat e përditshme të ilaçit kundër impotencës e shpejtojnë rikuperimin. Trajtimi për një periudhë një mujore me këtë ilaç, gjithashtu i ka shëruar nervat e dëmtuar dhe e ka përmirësuar lëvizjen.

Tradicionalisht, dhimbja e nervit shiatik, e shkaktuar nga presioni në këtë nerv, trajtohet me ushtrime të lehta dhe pilula kundër dhimbjes. Ndërsa në disa raste mund të nevojitet edhe ndërhyrja kirurgjike për ta hequr këtë problem.

Sidoqoftë, shkencëtarët në Malatya, Turq lindore, kanë zbuluar se viagra ka liruar dhimbjen tek 30 minj. Ata i kishin japë doza të përditshme me viagra për një muaj, ndërsa një grupi i kishin japë sasi të vogla çdo dy ditë, dhe grupit të tretë nuk i kishin japë asgjë.

Minjtë e trajtuar me viagra në përditshmëri kishin përfunduar me më shumë lëvizje sesa grupet tjera. Skanimet e ndryshme gjithashtu kishin zbuluar se ata kishin nivele më të mëdha të rigjenerimit të nervave, duke nënkuptuar se viagra i ka shpejtuar mekanizmat shërues të trupit.

Këto zbulime i mbështesin hulumtimet e mëhershme në Mississippi, SHBA. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori