LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen mesazhet që Shukri Xhelili i çonte vajzës: “Je shumë e bukur, kush s’do të merrte ty në punë”

Zbulohen mesazhet që Shukri Xhelili i çonte vajzës: “Je shumë e bukur, kush s’do të merrte ty në punë”

Anisa është vetëm 20 vjeçe.

Ka mbaruar gjimnazin në Peshkopi dhe prej 3 muajsh është me detyrë magaziniere në Qendrën Kulturore të qytetit. Vendin e punës ia ka dhënë vetë ish¬kreu i Bashkisë, Shukri Xhelili, tashmë i arrestuar për abuzim seksual ndaj saj.


Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Anisa A. rrëfen historinë që tronditi vendin pak ditë më parë dhe që atë vetë sot e pengon që të shkojë edhe në punë.

Ishte pikërisht përfitimi i këtij vendi pune, “monedha” që Shukri Xhelili përdori në këmbim të kërkesës së vazhdueshme për favore seksuale ndaj Anisës.

Ajo thotë se, e ndodhur në këtë situatë, vendosi ta demaskojë. “Qenke shumë vajzë e bukur dhe e zgjuar. Kush nuk do të të fuste ty në punë…?”.

Me këtë mesazh në Facebook nga Xhelili, ka nisur historia e ngacmimeve seksuale, që Anisa është detyruar t’i përballojë, deri kur e filmoi me zë e figurë në tri vende. Në zyrë, makinë dhe në hotel.

Çfarë shkolle keni mbaruar?

Kam mbaruar gjimnazin në Peshkopi.

Tani kërkonit punë?

Po, vendosa të kërkoj një punë në Bashki.

Si e kërkuat këtë punë?

Që në momentin e parë, mendova t’i shkruaja në Facebook Shukri Xhelilit. Kjo sepse nuk mund t’i shkoja direkt në zyrë, pa lënë më parë një takim me të. Ai ishte kryetar Bashkie dhe normal që nuk do të më priste.

I shkruat në Facebook. Ju ktheu përgjigje?

Po, më ktheu. Më la takim te zyra.

Përgjigjja ishte zyrtare, formale, apo që aty pati ndonjë ngacmim nga ana e tij?

Jo, jo. Ishte një përgjigje zyrtare.

Në çfarë periudhe ka ndodhur kjo? Kur i keni shkruar për herë të parë?

Në muajin shkurt të këtij viti.

Më pas e takuat te zyra. Çfarë ndodhi?

Po, e takova te zyra. I thashë çfarë problemi kisha, pra që kërkoja punë. Më tha që do të më njoftonte vetë. Ose në Facebook, ose në telefon.

Kur ishte komunikimi i radhës me të?

Kaluan 2¬3 ditë dhe i shkrova prapë unë. I thashë se çfarë po vendoste për atë që më tha. “Hajde takohemi te zyra. Flasim te zyra”, më tha.

Shkuat?

Po, shkova dhe në ato momente…

Çfarë bëri?

Ngrihet, më takon, më buzëqesh… Pastaj më thotë: “Do rregullojmë gjithçka”.

Ju ngacmoi në këtë takim?

Jo.

Po më pas?

Pastaj vazhdoi në Facebook.

Vetëm në Facebook, jo në telefon?

Edhe në telefon, por më shumë në Facebook.

Çfarë ju thoshte në këto biseda?

Më garantoi që do të ma gjente punën.

Ju tha se çfarë pune do t’ju gjente?

Jo nuk më tha, por më tha që do të më gjente punë.

Ngacmimet kur filluan?

Pasi më tha që do ma gjente punën, filloi të më ngacmonte në Facebook. Më thoshte fjalë të ndryshme.

Çfarë fjalësh ju thoshte?

Më tha: “Qenke shumë vajzë e bukur dhe e zgjuar. Kush nuk do të të fuste ty në punë…?”. Më pas, pasi më kërkonte vazhdimisht takime dhe unë i thosha që nuk e takoja, më tha: “Unë do ta gjej punën dhe atëherë do të takohemi”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori