LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet identiteti i vajzës së fotografisë ikonike të Elvis Presleyt (Foto/Video)

Zbulohet identiteti i vajzës së fotografisë ikonike të Elvis Presleyt (Foto/Video)

Barbara Gray kishte bërë veprimin më të guximshëm në jetën e saj kur në qershor të vitit 1956 kishte telefonuar në dhomën hotelit e legjendës së ‘Rock&Rollit’, Elvis Presley.

Ata përfunduan duke biseduar për një orë të plotë në telefon ku më pas këngëtari e kishte ftuar, atëherë 21 vjeçen, në një darkë.


elvis 3

I mahnitur nga bukuria e Gray, Elvis i kishte kërkuar që të shkonin në një koncert të tijin. Gjersa bisedonin në prapaskenë Elvis i kishtë kërkuar që ta puthte në buzë mirëpo Barbara, pasi kishte të dashur, si formë refuzimi, i kishte nxjerrë gjuhën, dhe në atë moment ishte shkrepur fotografia që sot njihet si ‘imazhi ikonik’ i legjendës së muzikës së shekullit të 20-të, transmeton ORAinfo.

Tani pas 60 vitesh identiteti i vajzës është bërë publik dhe ajo ka diçka për të thënë.

Barbara është 80 vjeç dhe shpjegon tërë rastin me shumë emocion.

elvis 2

“I thash që kisha të dashur dhe nuk mund të lidhesha me të. Më pas, ai bëri koncertin, doli në televizion dhe bota ra në dashuri me të”, ka thënë Gray.

‘Fotografia e prapaskenës’ u admirua nga shumë fansa në tërë botën duke dashur ta dinë se kush ishte ajo.

“Sot i bie pishman që nuk ia kam dhënë rastin”, ka thënë me shkaka Barbara.